Lufta në Ukrainë sa vjen e bëhet e ashpër. Rusia ka nisur një ofensive në lindje të vendit duke kërkuar të shtrijë forcën e saj edhe jashtë 4 rajoneve tashmë të aneksuara prej saj. Tashmë me një gjeneral të ri në fushën e betejës Putin duket i pandakshëm në synimin e tij për të marrë në dorë Kievin. Gjenerali famëkeq Sergei Surovikin, i cili njihet për miqësinë e tij me Putin dhe metodat e tij mizore në luftë po stërvit ushtarët për një ofensivë të re që pritet të ketë synimin e qartë, Kievin. 

Kjo ka alarmuar analistët ushtarakë të cilët shprehen se Surovikin mund të përsërisë mizoritë e kryera në Siri dhe në popullsinë civile në Ukrainë. Ndërkohë nga ana tjetër presidenti Volodymyr Zelenskyy është shprehur se ushtria ruse ka vënë në shënjestër pikat strategjike energjetike dhe rrugët kryesore me qëllim “paralizimin” e vendit. Ai përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar perëndimit duke thënë se ata mund ta ndalin këtë luftë.

Duke folur për zhvillimet e fundit në vijën e parë të luftës Zelenskyy tha se ushtria ukrainase ka arritur që të rrëzojë dronët rusë që dyshohet të jenë marrë nga Irani. Për këtë ekspertët thonë se është dëshmi që Putin mund të mos ketë më avionë të rinj, të gatshëm për sulm dhe është detyruar që të përdorë dronët. Kujtojmë që Irani i ka mohuar këto akuza.

Volodymyr Zelenskyy është shprehur se momentalisht zhvillimet e ashpra po zhvillohen në Donetsk. Ndërkohë autoritetet lokale ukrainase shkruajnë se luftimet e ashpra po zhvillohen dhe në Kiev dhe në centralin bërthamor Zaporizhia. Ndërkohë presidenti ukrainas ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë përdorimin e energjisë duke qenë se vendi po haset me probleme të mëdha në fushën energjetike pas bombardimeve të fundit nga rusët.

“Situata në front nuk ka ndryshuar shumë. Betejat më të ashpra po zhvillohen në rajonin e Donetsk: drejtimi Bakhmut, qyteti Avdiivka. Çmenduria e komandës ruse është më e dukshme atje për momentin. Ditë pas dite për muaj të tërë, ata i kanë çuar njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar fuqinë maksimale të goditjeve të artilerisë ”, tha Zelensky.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version