Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka propozuar thirrjen e një Asambleje të jashtëzakonshme të OKB-së, 24 shkurtin e ardhshëm, ditën kur bëhet një vit nga nisja e luftës nga Rusia. Zelenskyy pritet që t’i kërkojë përfaqësuesve të 193 vendeve që të votojnë për “planin e paqes me dhjetë pika” të përpunuar nga vetë ai.

Zelenskyy ka kërkuar gjithashtu armë të reja për të parandaluar Rusinë që të zgjasë luftën. Presidenti i Ukrainës bëri thirrje që të ketë furnizime me armë nga shumë vende, përfshirë dhe SHBA-të. Por, presidenti Joe Biden është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk do të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16.

Por, presidenti francez Macron nuk përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Kiev. Qeveria gjermane tha se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, ndërsa SHBA po planifikon të dorëzojë 31 Abrams në muajt e ardhshëm.

Gjermania u ka dhënë gjithashtu dritën jeshile një numri vendesh të tjera evropiane që duan të dërgojnë tanket e tyre Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë. Britania e Madhe, ka dërguar 14 tanke. Më shumë se 30 vende i kanë ofruar pajisje ushtarake Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version