Në një moment dëshpërimi të jashtëzakonshëm, Donatella Hodo, 26-vjeçarja shqiptare që u vetëvra në burgun italian kërkoi ndihmën e një porej figurave më të dashura për publikun në Itali, Maria De Filippi. Ajo e shkroi letrën nga qelia, pak kohë para se t’i jepte fund jetës dhe e dërgoi pranë redaksisë You’ve Got Mail. Por letra nuk mbërriti kurrë në duart e Maria De Filippi.
Letra ishte dërguar nga burgu Veroneze i Montorios, më 10 tetor 2020 dhe një vit e 11 muaj më vonë ajo vendosi t’i japë fund jetës, në natën midis 1 dhe 2 gushtit 2022, duke u vetëvarë.
Mediat italiane shkruajnë se për arsye që nuk dihen, ndoshta për shkak të ndonjë gabimi në adresë, letra e shqiptares është kthyer mbrapsht dhe ka përfunduar në duart e të atit, Novruz Hodo, kur Donatella nuk ishte më.
Çfarë shkruhej në letër?
“Përshëndetje Maria, po ju shkruaj këtë letër për t’ju treguar historinë time dhe për t’ju kërkuar ndihmë. Unë quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, kam origjinë shqiptare por jam rritur në Itali. Tani për fat të keq e gjej veten në burgun e Montorios, përfundova këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me kaq shumë probleme, nuk pata forcë të reagoja dhe u mora me drogë… Maria…jam 26 vjeç, kam ende një jetë përpara, dua të qetësohem, të kem një të ardhme, të kthehem në kontakt me familjen time të mrekullueshme… Sot kam dëshirën, guximin. Dua të ndryshoj, dua ta filloj nga e para dhe të lë çdo gjë pas, kam nevojë për ndihmë, për të gjetur një punë…,”- shkruhet ndër të tjera në letër.
Donatella Hodo i dha fund jetës së saj në burg në Itali. Ajo kishte mbështjellë kokën me qese dhe kishte thithur tymin e sobës në qeli. Hodo ishte e varur nga lëndët narkotike dhe për t’i blerë ato, vidhte e grabiste. Së fundmi, ajo po i nënshtrohej një terapie, por krejt papritur një mengjes u gjet e vdekur në qeli. Gjykatësi Vincenzo Semeraro shkroi një letër pas ngjarjes së rëndë në të cilën shkruante se ndihej fajto dhe se sistemi kishte dështuar për faktin që nuk kishte mundur të bënte asgjë për të ardhmen e Donatellës.

