Boksieri malazez Goran Gogiç, i arrestuar në Amerikë për kontrabandë droge nga Kolumbia në Evropë, dyshohet se ka qenë roje e sigurisë së vëllezërve të famshëm, po ashtu boksierë, Vladimir dhe Vitalii Klitschko. Hetimet që kanë bërë mediat vendase, i kanë nxjerrë në një përfundim; se 43-vjeçari me shumë gjasa ka punuar për klanin Kavaçki dhe liderin e arratisur Radoj Zvicer. Pjesë e këtij klani, i cili siç dyshohet e siguronte kokainën direkt nga prodhuesit në Kolumbi, ishin edhe shtetas serbë.

Arrestimi i boksierit konfirmoi faktin se kriminelët nga Ballkani janë kthyer në ndër hallkat kryesore në zinxhirin e kontrabandës së sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. Ndërkohë që para fytyrës i tundet fleta e dënimit që rrezikohet të jetë nga 10 vite heqje lirie deri në burg përjetë, vetë Gogiç pretendon se është i pafajshëm dhe se kishte shkuar në SHBA për një konventë boksi. Por u arrestua kur u përpoq të hipte në një fluturim për në Zyrih. 

Aktakuza

Në aktakuzë thuhet se anëtarët e grupit kriminal të Ballkanit transportonin kokainë në Evropë nga Kolumbia, përmes porteve amerikane, duke përdorur vinça dhe rrjeta, falë të cilave e ngarkonin në anije mallrash drogën, e cila dërgohej me skafe përgjatë rrugëve të transportit. Dokumentet thonë se roli i Gogic ishte të mbikëqyrte dërgesat dhe të koordinohej me anëtarët e grupit, kontrabandistët kolumbianë dhe portet evropiane për të çuar kokainën në destinacionin e saj përfundimtar. 

Karriera

Ai ishte një boksioer premtues, i angazhuar në mënyrë aktive në këtë sport nga viti 2001 deri në vitin 2012. Sipas mediave malazeze, ai fitoi 21 ndeshje dhe humbi 4, ndërsa 2 përfunduan në barazim. Burimet tregojnë se ai i dha fund karrierës në vitin 2012 dhe më pas nuk u pa në publik. Pikërisht në këtë moment besohet se është fokusuar dhe dedikuar tek biznesi i drogës. Gjatë operacionit të zhvilluar në 2018, DEA kishte zbuluar drogës fshihej Radoje Zvicer. Siç deklaruan atëherë, në dokumentet gjyqësore nga Filadelfia, emri i tij përmendej edhe në deklarattën e një prej anëtarëve të ekuipazhit malazez që e pranoi krimin, ndërsa Gogiç ende nuk ishte zbuluar. 

“Gogiç e filloi karrierën e tij në boks pikërisht falë vëllezërve të famshëm, sepse ai punonte si sigurim i tyre. Kampionët e famshëm ukrainas të boksit, vëllezërit Vitaliy dhe Vladimir Klitschko, e njohën potencialin e tij, filluan të shtynon drejt boksit profesional,”-tha një person që e njihte nga afër. Por duket se pas “pensionimit” 43-vjeçari gjeti një mënyrë tjetër për të bërë para. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version