Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena. Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version