Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit pranë rrethrrotullimit te Postes, ku një automjet ka përplasur dy vajza teksa ecnin në vijat e bardha. Për pasojë ato kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit.
Panorama.al ka siguruar edhe pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Ne këtë segment rrugor është aksidenti i dyte brenda 24 orëve, ku pasditen e djeshme një grua 50 vjecare u godit nga nje automjet ku gjendja e saj është kritike për jetën dhe aktualisht eshte ne Spitalin e Traumes në Tiranë.

