Një 35-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Plepa-Golem, ku një makinë që drejtohej nga një 24-vjeçar përplasi këmbësoren, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

