Kuvendi është rikthyer sot në seancën e radhës plenare. Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës, socialistët duket se në disa momente janë shfaqur të tensionuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është ulur pranë kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla, ndërsa ky i fundit duket se po e këshillon për diçka që ende nuk kuptohet nga kamerat. Ndërsa ministrja duket se rri dhe e dëgjon me kujdes këshillën e numrit dy të PS-së./ Dosja.al

