Mançester Junajtid dhe Kristiano Ronaldo duket se do t’i ndajnë rrugët mes njëri-tjetrit, pas intervistës së bujshme që portugezi dha disa ditë më parë për Pirs Morgan, ku akuzonte ashpër klubin anglez.
Kjo e fundit duket se do t’i prishë kontratën 37-vjeçarit, duke e lënë lojtar të lirë.
Por ky duket se nuk është i vetmi vendim i marrë në dëm të Ronaldos.
Klubi ka filluar nga puna për t’i hequr foton që Ronaldo ka në “Old Trafford”, teksa “ESPN” ka nxjerrë pamjet nga punimet në stadium.

