Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen deklaroi se masa e fundit në lidhje me tavanin e çmimeve të produkteve të naftës të rafinuar ruse në det do ta detyrojë presidentin rus Vladimir Putin të zgjedhë midis financimit të luftës së tij brutale ose mbështetjes së ekonomisë së tij në vështirësi.
Ajo vlerësoi koalicionin e kufirit të çmimeve të G7 duke shtuar se marrëveshja e sotme bazohet në kufirin e çmimit të eksporteve të naftës bruto ruse që është vendosur në dhjetor dhe ndihmon në avancimin e qëllimeve për të kufizuar gjeneruesin kryesor të të ardhurave të Rusisë në financimin e luftës së saj të paligjshme, shkruajnë mediat e huaja.
Yellen nënvizoi se zyrtarët rusë tashmë kanë pranuar se kufiri i çmimit ka ndikuar “burimin e tyre më të rëndësishëm të të ardhurave” dhe ka goditur “prespektivën e trazuar fiskale” të Moskës. Ajo vuri në dukje se tregu global i energjisë vazhdon të “furnizohet mirë” dhe se importuesit e naftës së papërpunuar po i përdorin këto masa “për të nxitur pazare të mëdha mbi importet ruse të naftës”.

