Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Julian Kosova në Mykonos të Greqisë.
Mësohet se ngjarja e rëndë nuk ka qenë krim pasioni.
Pronari i lokalit ku ndodhi vrasja ka deklaruar: “Ajo ishte vetëm në lokal, nuk ishte në një lidhje me askënd. Viktima dhe autori ishin klientë në lokal, debatuan dhe dolën jashtë. Mes tyre kishte tension brenda lokalit dhe dolën jashtë për të zgjidhur problemein e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, nuk e di çfarë dhe si, nuk e di saktësisht. Pasi dolën nga lokali u përleshën fizikisht, autori më pas shkoi mori një armë dhe qëlloi personin tjetër.”
Më pas shtoi: “Autori di që është djali i mirë, nuk është përfshirë në zënka të mëparshme.”
Gjithashtu edhe 33-vjeçari grek, sipas mediave vendase, ka deklaruar se krimi nuk ndodhi për shkak të një vajze.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së hënës në zonën Skylambela të Mykonos.
Pasi debatuan në lokal, dy të rinjtë dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment, 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se sherri kishte përfunduar.
Por ai u kthye sërish i armatosur me pushkë gjuetie që e kishte marrë në shtëpi dhe goditi 2 herë në kokë të riun shqiptar.
Viktima mësohet se kishte ndëruar në shtëpi luksoze në një zonë të Mykonos, që ua jepte me qira turistëve në muajt e verës.
Shtëpia kishte kushtuar 150 mijë euro dhe kjo kishte qenë një ëndërr e tij. Së fundmi e rikonstruktoi duke i vendosur një pishinë të vogël në tarracë për t’i rritur vlerën pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim më të lartë. Babai i 34-vjeçarit vlonjat punon si polic në Shqipëri, ndërsa i vëllai jeton në Angli ku merret me ndërtim,
Autori gjithashtu është hotelier, pasi familja e tij kishte një hotel në ishull ndërsa e motra këshilltare komunale.

