Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Ajo ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve me këngën “I paftuar”, me çka edhe i kanë dhuruar fitoren e vendit të parë.

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

Kënga “I paftuar” është një kompozim i Alban Ramosajt i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version