Një grua ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën brenda një lokali në Merseyside në prag të Krishtlindjeve. Ajo dhe tre burra u dërguan në spital me plagë me armë zjarri pas incidentit në Lighthouse Inn në Wallasey Village në ëirral pak pas orës 23:50.
Gruaja më vonë u shpall e vdekur, ndërsa të plagosurit janë ende duke marrë trajtimin mjekësor në spital.
Një kordon është ngritur në zonë ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dëshmitarët si dhe kanë kqyrur pamjet e kamerave të sigurisë.
Detektivi Dave McCaughrean tha: Ky hetim është në fazat shumë të hershme dhe ne e kuptojmë se ky është një incident vërtet tronditës dhe shkatërrues që ka ndodhur pak para ditës së Krishtlindjes në një vend të ngjeshur plot me të rinj. Ne kemi një numër oficerësh në ëallasey Village të cilët po kryejnë hetime të gjera për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Një grua ka humbur jetën tragjikisht në Krishtlindje, ndërsa disa persona po trajtohen në spital dhe mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës.
BURIMI: SKynews

