Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, por të burgosurit nuk e duan pranë pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre. Ndaj, është marrë vendimi që Hutra të lihet i vetëm. Gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë që tashmë ka marrë emrin Masakra e Paskuqanit, familjarët kanë thyer heshtjen.

Vëllai i Hutrës, i cili është larguar nga Shqipëria nga frika se mos Dani do t’i merrte jetën edhe atij u kërkoi falje familjarëve të viktimave. Mes lotësh, ai tregoi se me autorin e masakrës nuk flet që nga viti 2006, kohë kur Hutra i përdhunoi bashkëshorten.

Më herët, ai tregon se Dan Hutra është arrestuar edhe në vitin 2003 për dhunë në familje, pasi ka dhunuar nënën e tyre. Vëllai i 40-vjeçarit bën apel ndaj drejtësisë që ta mbajnë në burg dhe t’i japin dënimin maksimal, duke shtuar se ka frikë se ai mund të lirohet sërish. Kjo, pasi sipas të vëllait, Hutra ka pasur gjithmonë para, është veshur me rroba të markave të shtrenjta dhe ka paguar shumë gjyqtarë që është liruar nga burgu sa herë që është arrestuar.

Erjon Hysa, vëllai i Elena Hysës ka rrëfyer se ka qenë në Gjermani kur mësoi se Dan Hutra kishte kryer masakër në shtëpinë e tij, duke i marrë jetën të motrës, Mevlutes, dhe bashkëshortes së tij, Hasimes, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë.

Babai i Elenës, Zaim Hysa tha se Dan Hutra dhe vajza e tij ishin njohur bashkë para se të fejoheshin përmes një shkuesi. Ai sqaroi se nuk ka qenë në dijeni që 40-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e ish bashkëshortes në 2007-ën dhe e zbuluan kur Dan Hutra u arrestua pas denoncimit të vajzës së tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version