Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me vendimin për e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vrasësin, Dan Hutra. Në reagimin e sotëm, një ditë pas masakrës dhe arrestimit të Hutrës, Prokuroria ka bërë me dije se ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një vajzë, Elena Hysa është këshilluar nga familjarët që të tërhiqej nga këllëzimi i dhunës së familje për 35-vjeçarin. Duke qenë se Hysa nuk ka pranuar as të flasë me policinë gjyqësore Prokuroria thotë se Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg. Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së Elena Hysës, e cila ishte kthyer që të jetonte me prindërit e saj.
PROKURORIA E TIRANËS:
Duke marrë shkas nga interesi i medias dhe publikut në lidhje me ngjarjet e datës 01.03.2023 dhe shtetasin D.H., Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informon se: Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr.4719 në ngarkim të personit në hetim D.H., për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Nga aktet e procedimit, rezulton se:
Më datë 16.06.2022, shtetasja A.H., ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga shtetasi D.H., i cili ndodhej në banesën e saj. Për ngjarjen është pyetur edhe shtetasja K.H., e cila deklaroi se e bija është keqtrajtuar. Ajo ka deklaruar se ka biseduar me bashkëshortin dhe nuk duan që të kenë probleme me familjen dhe njerëzit e shtetasit D.H., dhe se kërkojnë që vajza të heqë denoncimin dhe të mos merret shteti me këtë punë. E pyetur nga ana e Policisë Gjyqësore nëse është kanosur nga shtetasi D.H., në banesën e saj, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhrin e mbrojtjes së shtetases E.A. Duke pasur parasysh se ky shtetas shfaq rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe nga verifikimet rezulton se shtetasi D.H., ka qenë person i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal i dënuar me 25 vite burgim (kryer 13) pasi në vitin 2007 ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen D.H., dhe bazuar në nenin 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, u vendos arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 4719 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale ‘Dhunë në Familje’ parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg. Meqenëse gjykimi u zhvillua i shkurtuar, ndaj kësaj mase dënimi u kërkua të aplikohet neni 406 i Kodit të Procedurës Penale duke i ulur 1/3 e dënimit.
Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

