Vëllezërit e autorit të krimit të masakrës në Klos, Fatmir e Besnik Mjeshtri, janë lënë të lirë një ditë pasi u vunë në pranga dhe u morën në pyetje për ngjarjen që tronditi Klosin një ditë më parë. Ende nuk është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve që kanë dhënë para grupit hetimor që ka në dorë dosjen.
Nga hetimet paraprake është mësuart se arma e zjarrit që shkaktoi dy të vrarë është shkrepur 7 nga Fiqiri Mjeshtri, i cili me një prej plumbave i dha fund dhe jetës së tij. Mjeshtri e ka realizuar masakrën me një pistoletë të llojit “TT” që e kishte pa leje.
Infiermieri i qendrës shëndetësore të Klosit ka treguar për mediat edhe momentin kur të plagosurit kanë mbërritur për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Në korrik vajzës iu vodhën dy adresa Instagrami, fillimisht nga Kenado, i cili e ka shantazhuar dhe kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në bisedat e rrjetit social.
Kjo histori është diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t’u sqaruar në lokal.

Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.


