Dënohet me burg të përjetshëm Gëzim Alla, 53-vjeçari shqiptar që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla.
Sipas mediave të huaja, dënimi u dha nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit në Pove del Grappa (Vicenza), ndërsa fëmijët e mitur të çiftit u fshehën nga frika poshtë krevatit në dhomën e tyre. Gjykata gjithashtu e dënoi burrin me dëmshpërblim pasuror, ndaj ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë. E po ashtu, Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore.
Si ndodhi ngjarja e rëndë në 18 prill të vitit 2021?
Gëzim Alla është përplasur me gruan teksa ajo qëndronte në kuzhinë. Ai e goditi me grusht dhe 39-vjecarja u rrëzua në tokë pa ndjenja. I nevrikosur, Alla mori çekiçin dhe e qëlloi në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Krimi i rëndë u krye ndërsa fëmijët e tyre ndodheshin të mbyllur në dhomën e gjumit. Autori i vrasjes, Gëzim Alla punonte si murator, ndërsa fqinjët i përshkruan si një familje që nuk kishin konflikte. Ka qenë vetë 52 vjeçari, Gëzim Alla ai i cili ka lajmëruar karabinierët për krimin e kryer dhe më pas është vetëdorëzuar.

