Erlind Shehaj i cili u arrestua pasi së bashku me Orges Monën grabitën një dyqan në Durrës , i ranë të fikët në sallën e gjyqit. Ne momentin kur ka ndodhur ngjarja, drejtuesit i kanë dhënë ultimatum togave të shoqërimit që i riu të mbahet në jetë me çdo kusht.
Gjatë seancës së drejtuar nga gjyqtarja Besjana Gërxanaj njëri prej të akuzuarve është ndjerë keq dhe seanca është ndërprerë. Erlind Shehaj 35 vjeç ka humbur ndjenjat dhe menjëherë është njoftuar shërbimi i urgjencës. I riu është nxjerrë me karrocë nga ambientet e gjykatës së Durrësit dhe dërguar në spital ku po trajtohet nga mjekët.Shehaj me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe Orges Mona 34 vjeç, të dy me banim në Durrës u arrestuan nga policia vendore si të dyshuar për vjedhjen me armë të xhiros ditore të një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës.
Ndërkohë seanca nuk është zhvilluar dhe Shehaj u dërgua menjëherë në spital. Gjithashtu Shehaj kishte shfaqur debulesë, ndërsa mësohet se vuan nga epilepsia.
Nga hetimet të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje të tjera në një banesë në lagjen 6 dhe në një dyqan në fshatin Arapaj.

