Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është rrënuar tërësisht dhe sulmuesi francez mund të largohet nga Franca që në janar. Marca shkruan se Mbappe do të ndihej i tradhtuar nga klubi i tij, i cili nuk do të kishte respektuar premtimet e bëra në kohën e rinovimit (ishte 21 maji i kaluar). Në rast largimi, Liverpool do të mbetej i vetmi opsion i mundshëm.
Marca shton se dëshira e Mbappe-s do të ishte ende të vishte fanellën e Real Madrid, por gjithashtu thekson se nuk ka asnjë lidhje mes Florentino Perez dhe Nasser Al Khelaifi dhe për këtë arsye nuk ka gjasa që ata të mund të mbyllin një operacion të kësaj përmasash.

