Andrea Dervishi, 43-vjeçari ka mbetur i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh.
Ai është lokalizuar në shpellën e Tërvollit ku po shoqërohet një punonjës i RENEA-s dhe një banor i zonës.
Dervishi kishte shkuar në këtë zonë prë kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar.
Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.

