Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi bëri të ditur për mediat se dorëzoi fakte të reja për çështjet e inceneratorëve.
Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u thirr ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Kryemadhi mbërriti në ambientet e SPAK në orën 10:00 dhe qëndroi aty përreth dy orë. Kryemadhi u thirrur nga Prokurorët për t’u pyetur për kallëzimin që ka kryer për inceneratorin e Elbasanit.

Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi bëri të ditur për mediat se dorëzoi fakte të reja për çështjet e inceneratorëve.
“Sot jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të Inceneratorit të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar dokumentacion dhe për të shtuar prova të tjera. Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan”, tha ajo.

