Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka krijuar momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik Hajdarit dhe Lefter Maliqit.
“Hajdutër!”, dëgjohet t’i drejtohet Maliqi atyre. Procesi i rinumërimit të 18 kutive të votimit është ndërprerë për disa minuta.
Shkak u bë ky moment tensioni mes kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së Ylli Merkaj.
Maliqi: Ti je hajdut, kë provokon ti, hajdutër. Mua më mëson ti, që kam qenë oficer policie 25-vjeç, 7 vite anëtar i Komisionit të Sigurisë, unë jam për të mbrojtur demokracinë këtu.
Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi, për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.
Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.

