Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u njoh me stendat që janë vendosur në oborrin e Kuvendit. Në fund, Berisha la një koment. Ai kërkoi që të vendosej dhe një stendë tjetër, mirëpo të ishte e zezë e në të të shtohej emri i Ramës pasi e cilëson armik dhe vëlla të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
‘Do doja të kishit një stendë të zezë ku të vendoseshin personalitete antikombëtare, si Enver Hoxha dhe Rama, si vëllai i Vuçiç. Historinë duhet ta shikojmë siç është.’-tha Berisha.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve.

