Ditën e sotme, Partia e Lirisë po zhvillon Konventën Kombëtare, në të cilën do zgjidhen forumet e reja drejtuese të partisë. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Mbajtja e Konventës vjen disa ditë pasi Partia e Lirisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike, në funksion të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

