E gjithë familja mbretërore shkon pranë saj në Balmoral

Mbretëresha Elisabeth II është keq.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Buckingham Palace. Sipas të dhënave të para, mbretëresha është nën vëzhgimin mjekësor në Balmoral pasi bluzat e bardha janë të shqetësuara për shëndetin e saj. Pranë saj është e bija, Anne. Drejt Balmoral, është nisur Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, ashtu si edhe Princi William.

Po ashtu, edhe princat Andrew dhe Edward rrugës për atje, bashkë me nipin e tyre Harry dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

E vetmja që mungon është Kate, Dukesha e Kembrixhit, e cila duhet të qëndrojë në Windsor për të pritur 3 fëmijët e saj teksa kthehen nga dita e parë e shkollës. Situata e monarkes më jetëgjatë të Anglisë është jo e mirë, aq sa edhe BBC ka ndërprerë transmetimin e programacionit dhe po merret vetëm me këtë çështje.

BBC është e para media që e jep lajmin në rast se Elisabeth II ndahet nga jeta.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version