Më pak se një muaj na ndan nga Kupa e Botës Katar 2022. Media “The Sun” ka zbuluar se Federata e Futbollit do të grumbullojë para për tju siguruar truproja personale grave dhe të dashurave të futbollistëve anglezë.
Burimi thotë se ekipet e sigurisë do të ngarkohen të mbrojnë familjet nga grabitjet dhe të sigurojnë që ato të mos bien në kundërshtim me ligjet strikte që ekzistojnë në Gjirin Arabik.

“Shumë gra dhe të dashura që fluturojnë atje do të marrin bizhuteri dhe veshje me vlerë qindra mijëra paund. Kjo i bën ato një objektiv për hajdutët dhe kriminelët. Siguria që do ti ofrojnë do të ndihmojë që futbollistët të jenë më të qetë dhe të jenë në gjendje të përqendrohen në futboll”, është shprehur burimi për “The Sun”.
Garet Sauthgejt do të emërojë një skuadër prej 26 lojtarësh për Katarin. Ndeshja e tyre e parë do të jetë kundër Iranit më 21 nëntor në stadiumin ndërkombëtar Khalifa të Dohas, një ditë pas fillimit të turneut.