Mbyllen primaret. Sot përfunduan zgjedhjet në balotazh për 5 bashki. Pjesëmarrja, sipas PD-së, ishte më e lartë se në raundin e parë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi votimet në balotazhin për primaret në pesë bashki. Në Bashkinë e Mirditës, fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.
Në Librazhd, fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Arianit Leka mori 227 vota. Në Fier, fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota. Në Bashkinë Mat, fitues është Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota mori Bukurosh Ballabani. 8 vota rezultuan të pavlefshme.
Ismail Uka ka fituar në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota.
Pjesëmarrja:
1. Mirditë: 880 votues
2. Dibër: 1137 votues
3. Mat: 676 votues
4. Librazhd: 659 votues
5. Fier: 964 votues
TOTAL (5 degët): 4316 votues

