Albi Muhollari është i riu që mbyti mbrëmjen e kaluar nënën e tij në Përmet. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Partizani”.
24-vjeçari në gjendje depresive, vrau nënën e tij 65-vjeçare, Zeniate Muhollari. Shkak për aktin e rëndë dyshohet se është gjendja depresive e Muhollarit.
Mësohet se Albi Muhollari vuante nga depresioni dhe në momentin që kreu aktin ka qënë në gjendje të rëndë depresive. Familja jetonte në SHBA dhe 4 ditë më parë ishin kthyer në Shqipëri për pushime.
Ata shkuan në vendin e lindjes Përmet, ku i riu me një plastmas që kishte gjetur mbyti nënën e tij. Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë nga ana e djalit, si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin.

