Gjykata ka liruar nga burgu Saimir Kushova, i cili u akuzua se punësoi në mënyrë të paligjshme në grupin e tij të ekspeditës, 29-vjeçaren angleze që u mbyt në ujërat e Sarandës.

Ngjarja ndodhi në datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë dhe sipas policisë, 29-vjeçarja ishte për një ekspeditë zhytjeje, por është mbytur në det.
Viktima është Rebecca Gannon, 29 vjeçe, e cila ndërroi jetë të hënën në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë pasi u mbyt gjatë një ekspedite zhytjeje. 29-vjeçarja ishte së bashku me të dashurin në këtë ekspeditë.
Në lidhje me këtë ngjarje ishte arrestuar instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç.
45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.


