Sot mblidhet Kuvendi! Çështja kryesore pritet të jetë dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, në të cilën janë zbuluar dhe takimet e të akuzuarit për korrupsion me kryeministrin Edi Rama.
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me këtë çështje. E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës. Por, këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. Mbetet për tu parë nëse do të mbahen dy interpelanca.
Kuvendi ka vendosur që ta përjashtojë për 10 ditë nga seancat kryedemokratin Sali Berisha. Berisha, në deklaratat e tij për mediat një ditë më parë, la të nënkuptojë se nuk do të mungojë në seancën e sotme ndërsa akuzoi PS e Alibeajn se bashkëpunuan edhe për interpelancën që do të mbahet me kryeministrin Rama për çështjen McGonigal.
Vendimi për përjashtimin e tij u mor seancën e kaluar, pas përplasjeve të forta dhe bllokimit të Foltores.

