Holta Zaçaj është kryetarja e re e Gjykatës Kushtuetuese. Sot u zhvillua raundi i tretë për zgjedhjen e Kryetares së re të Kushtetuese, pasi dy raundet e mëparshme dështuan. Në garë për këtë post ishin edhe Fiona Papajorgji e Marjana Semini. Në garën e sotme, Zaçaj mori 5 vota pro, Papajorgji 3 dhe Marjana Semini 1 votë.

Zaçaj do të ketë një mandat 3-vjeçar.

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot më 20 shkurt 2023 raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit.

Në raundin e dytë, asnjëra nuk mori 5 vota, për pasojë zgjedhja u shty për sot. Nëse edhe sot nuk do kishte një emër, do ishte shorti ai që do vendoste.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version