Një bastisje e befasishme në qelitë e burgjeve të Domokos është kryer më herët, të mërkurën nga oficerët e Policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurimit të Atikës pas informacioneve që tregonin se në qelitë e të huajve kishte pajisje celulare dhe armë të improvizuara. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë dhe thika të improvizuara. Në të njëjtën kohë janë arrestuar 12 persona, mes të cilëve është edhe Alket Rizai.

Kontrolli policor është kryer sot, e mërkurë, 11 janar 2023, në 7 qeli nga gjithsej 17. Në hetim morën pjesë përfaqësuesi i organit kompetent gjyqësor, një ekip i përzier i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës dhe një qen policie. Pas përfundimit të aksionit, në pranga kanë përfunduar gjithsej 2 persona, të cilët janë mbyllur në Qendrën e Paraburgimit dhe ndaj tyre janë hapur dosje të reja. 

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar:

-5- thika të improvizuar
-7- kaçavida,
-2- thika,
-5- celularë me karta SIM,
-8- karikues dhe 3 kabllo të tipit USB,
-3 pirunë metalikë dhe pjesë të pirunit metalik,
– kufje me tela dhe pa tela, etj. 

Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version