Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Belgjikë. Mediat vendase raportojnë se arrestimi i tyre është bërë në zonën e quajtur Deerlijk, pasi akuzohen për një sërë grabitjesh të ndodhura në këtë zonë.
Hajdutët shqiptarë akuzohen për 7 grabitje të ndodhura gjatë muajit shkurt në Deerlijk. Vjedhjet kanë ndodhur midis datave 13 dhe 17 shkurt, ndërsa 3 shqiptarët janë zbuluar pasi makina që kanë përdorur për grabitjet u pikas nga autoritetet belge pasi ishte parë në një nga vendngjarjet. Pas ndalimit, tre shqiptarëve iu zbuluan disa bizhuteri dhe sende me vlerë si edhe një sasi prej rreth 7000 eurosh që dyshohet se ishin marrë nga banesat e vjedhura përgjatë ditëve të kaluara.

