Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, dy 19-vjeçarët Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë.

Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të Erald Çaushi, që pretendon se ka një kushëri të vetin menaxher të një kazinoje në Tiranë pa treguar emër, që pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro.

Policia ka shpallur në kërkim Florian Gjini, pasi dyshohet se është bashkëpuntor i tre personave që zhvasnin institucionet në kryeqytet. 21-vjeçari është shprehur se njihet me Gjinin, pasi ishte takuar me të rastëssisht para 4 muajve në Holandë.

Kur bizneset nuk bindeshin, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës. Ata thonin se Gers Kusi eshte nip i Bajrave nga Shkodra.

Policia ka sekuestruar edhe 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version