Është lënë i lire me kusht 26-vjeçari shqiptar që plagosur për vdekje studenten greke në qendër të Selanikut në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ai ka qëndruar i heshtur dhe e vetmja gjë që ka thënë është se dëshironte t’i shprehte ngushëllimet familjes së viktimës.

“Nuk është koha që unë të jap shpjegime”, tha i riu.

Ndaj shqiptarit rëndojnë disa akuza, si aksident me pasojë vdekje, largim nga vendngjarja dhe drejtim mjeti pa patentë. Ai rrezikon të dënohet seri në 15 vite burg.

Gjithashtu 26-vjeçarit iu dha vendimi për dëbim nga vendi pasi u konstatua se qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa pasagjerja që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit është liruar me kusht dhe i ndalohet të largohet nga vendi.

19-vjeçaja ka deklaruar se ishte hera e parë që udhëtonte me makinë me shqiptarin, të cilin e njihte pasi ishte klient i rregullt në lokalin ku ajo punonte dhe se nuk ia dinte as numrin e telefonit dhe as mbiemrin.

Ajo pohoi gjithashtu se i kërkoi të ndalonte në vendngjarje, por ai u përpoq ta qetësonte duke deklaruar se do rregullonte gjithçka.

“Sapo u kthyem në rrugën Iasonidou, i kërkova të zbriste nga makina dhe të kthehej, ai më kapi dorën dhe më tha mos u shqetëso, do ta rregulloj, më jep pak kohë.”

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version