Prokuroria e Tiranës “zbarkoi” sot (25 janar) në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë, për të marrë audio përgjimin ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi në 21 janar.

Martin Nika, nipi i të cilit ishte një nga viktimat e 21 janarit, tha se çështja është mbajtur në sirtar dhe audio përgjimin e plotë do e dorëzojnë vetëm në SPAK, pasi aty kanë besim.

“S’ka vullnet që çështja të hetohet. Është mbajtur në sirtar. Oficerët kërkuan kasetën e regjistrimit. Kasetën do ta japim vetëm në SPAK, aty besojmë”, tha xhaxhai i Aleks Nikës për News24.

Sot ishin oficerët e policisë gjyqësore, çfarë kërkuan?

 Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi.

A ju kërkuan audiopërgjimin?
Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, autoregjimistrin. Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështjes.

Keni pasur takim me kreun e SPAK-ut?
Kam shkuar privatisht, e respektoj sepse na priti. Ne shkuam dhe i kërkova që; a mund që çështja të merret nga SPAK. Ai na këshilloi që të respektojmë procedurat.

Nëse SPAK paraqitet pranë jush që të marrë audiopërgjimin, do ia jepni?
Po. Nuk kemi kundër dhënies së këtij materiali. urdhrin për vrasjen e ka dhënë Andra Prendi, është me zë dhe figurë. SPAK është i vetmi që e ka në dorë këtë. / Panorama

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version