Një 32-vjeçar i identifikuar si Erion Ymeri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur duke udhëtuar me pistoletë me vete.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e tij policia ka gjetur edhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike, kanabis.
Materialet hetimore në lidhje me arrestimin e tij tashmë i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë
Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri(pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

