Gjykata e Korçës jep këtë të premte masën e sigurisë për Viola Sterjon, e cila u arrestua tre ditë më parë nën akuzën “mashtrim me pasoja të rënda”.

Sterjo ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar dhe me kapuçin e xhupit në kokë.

Sterjo, e cila punonte drejtoreshë në Drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, u denoncua nga disa qytetarë nga Korca dhe Pogradeci të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte tek politikanë në Tiranë që ata të përfitonin financime nga AZHBR.

Dyshohet se Sterjo u ka marrë qytetarëve të ndryshëm shumë që variojnë nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milion euro.

Seanca këtë të premte, 30 dhjetor u zhvillua me dyer të mbyllura pasi prokuroria ndodhet edne në fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore të kryera është sekret.

Në dosjen e Prokurorisë së Korçës jepen dëshmitë e qytetarëve të ndryshëm se si përfunduan të mashtruar nga ana e zyrtares me premtime për grante miliona euro për ndërtim hotelesh dhe resortesh kryesisht në Voskopojë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version