Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht në Librazhd, e gjitha për ujin e pijshëm. Violeta Muçaku nga Xhyra është dërguar në urgjencë, spitalin Librazhd për mjekim pasi është dhunuar e gjitha për shkak të një konflikti për ujin e pishëm. Personi që e ka goditur është Agim Facja, bashkë me dy djemtë e tij.
E dhunuara pasi ka bërë kallëzimin në Polici ka folur për ngjarjen, ndërsa thotë se është goditur prej tij me lopatë dhe me shkelma në bark.
“Shkuam meqë na ka marrë ujin. Më rrahu. Më ra me lopatë dhe me shkelm në bark,”-tregoi ajo me lot në sy para kamerave.
Ndërkohë që Policia e Librazhdit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore Facja edhe herë të tjera ka qenë protagonist i incidenteve të dhunshme.

