Edhe pse nuk arriti të merrte asnjë çmim në kokursin për më të bukurën e universit, bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani padyshim shkëlqeu me sfilatën në fazën e veshjeve me “motive kombëtare”, duke na bërë të gjithve krenarë. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion bukuria mbante veshur një fustan kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërsa u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.
Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, dhe përfaqësoi vendin tonë në Miss Universe.

