Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga Kuvendi. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj tha se Sekretaria duhet të përgatisë dokumentet e nevojshme për përjashtimin e tij. Vendimi u mor pas sherrit që Bardhi pati me kryeministrin Edi Rama për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe për Avokatin e Popullit.
Pjesë nga debati mes tyre:
Ermonela Felaj: Sekretariati të bëjë procedurat, në baze të nenit 65 të përjashtojë nga seanca plenare zotin Bardhi. Patjetër zonja Vokshi mos u shqetësoni, edhe ju shumë herë jeni bërë pjesë e konfliktit.
Gazment Bardhi: Mafioz
Edi Rama: Palaço
Ermonela Felaj:Lini sallën
Gazment Bardhi: Mafioz
Edi Rama: Palaço
Gazment Bardhi: Mafioz
Edi Rama: Palaço
Ermonela Felaj: Boll tani, lini sallën se e tepruat.

