Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera nga operacioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të Plarent Dervishajt në Durrës.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Hoxha tha se oficerët e BKH-së dhe forcave RENEA hynë në shtëpinë e Dervishajt ku gjetën vetëm nënën e tij.

Nga frika, kjo e fundit telefonoi të birin, i cili është i arratisur në Dubai. Sipas Hoxhës, nëna i dha telefonin një oficeri për të komunikuar.

Gazetari Hoxha u shpreh se Dervishaj i kishte pyetur hetuesit se pse godasin vetëm grupin e atij dhe nuk zbardhin atentatin që i është bërë disa vite më parë.

Hoxha: Në momentin kur ka ndodhur, unë kam qenë live në një media dhe thashë që kjo ngjarje do prishë ekuilibrat në Durrës. Pas 4 vitesh, në Durrës ka ndryshuar skena e botës së krimit. Nuk janë ata që ishin, kanë ardhur të tjerë. Tashmë kontrollohet nga personazhe të tjerë. Atentati i 1 nëntorit ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën 3 të tjerë, ishte kundërpërgjigje e një atentati të mëparshëm. Këtë që ka bërë SPAK-u, është një gur i mirë për t’i shkuar në fund zbardhjes së ngjarjeve në Durrës.

Padiskutim që është një ngjarje e rëndë. Ngjarja u bë më e rëndë, ku para ngjarjes, kryeministri deklaroi se ky prokuror është bërë palë me krimin. Këshgtu ndodhi. Në dosje, në makinë u gjet një personazh i lidhur me krimin. U gjetën dhe dosje që kishte dokumente të lidhura me pronat në Gjirin e Lalëzit. Kjo ka një background politik. Para kësaj ngjarje kemi një ngjarje tjetër ku u plagos Plaurent Dervishaj.

Në atë atentat, duken 2 autorë me kallashnikov. Vijmë nga ai atentat. Sot jemi në fazën ku SPAK ka zbuluar autorët e atentatit ndaj Arjan Ndoj. Për këtë akuzohet Plarent Dervishaj. U arrestua në Dubai, por u la i lirë. Unë e kam takuar atje në Dubai. Edhe ai këmbëngulte se kush janë autorët. SPAK, në rastin konkret ka një zanafillë të mirë. Goditja e fundit duket si një përpjekje e organeve të drejtësisë, për të shkatërruar atë grupin e njohur si të Plaurent Dervishajt. Kjo goditje e SPAK, synon të heqë mbështetjet financiare Plaurent Dervishajt.

Ditën që është bërë operacioni, SPAK ka shkuar në banesën e Plarent Dervishajt, dhe ka gjetur nënën e tij. Ajo është trembur dhe ka telefonuar të birin, Plarentin dhe ia ka kaluar në telefon hetuesve. Ka folur me oficerin. Imagjino, njerëzit që duhet ta arrestonin, folën me Plaurent Dervishajn nga Dubai. U ka kërkuar pse më sulmoni vetëm mua dhe kush ma bëri atentatin mua. Kjo është një zanafillë e mirë. Goditja e Plarent Dervishajt, më duket një goditje me sfodn politik. Shpresoj mos të ketë lidhje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version