Prince Harry ka treguar një tjetër episod të historisë së tij në familjen mbretërore dhe lidhjen e tij me dukeshën Meghan Markle. Ai shprehet se për shkak të problemeve të tij me familjen rrezikoi të ndahej me Markle.
“Unë me të vërtetë kisha nevojë për këtë”, tha ai.
Ai e lavdëroi gruan e tij duke e quajtur atë një qenie njerëzore të jashtëzakonshme.
“Unë isha i mbërthyer në këtë botë dhe ajo ishte nga një botë tjetër dhe më ndihmoi të dilja. Më bëri të kuptojë se mund të ndryshoja. Meghan është një qenie njerëzore e jashtëzakonshme dhe unë jam përjetësisht mirënjohës për mençurinë dhe hapësirën që ajo ka mundur të më japë”, tha ai.
Çifti hoqi dorë nga jeta mbretërore në vitin 2020 dhe kanë jetuar në Kaliforni, shkruan The Sunday Times.

