Mëngjes tragjik në fshatin Rrapëz. Policia bën të ditur se çifti i të moshuarve Qelibare dhe Lame Kalliri kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Ato janë gjetur në banesë të pajetë, ndërsa trupat e tyre do të dërgohen në morgun e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
‘Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.’- njofton Policia.
Vajza e tyre ka deklaruar për mediat se babai i saj ishte i sëmurë prej 1 viti e pak.
“Mamanë e kishim të fortë, babai i sëmurë prej një viti e ca. Flisnim në telefon, pardje në drekë kemi folur në telefon për herë të fundit. Jemi me dhimbje të madhe, ende s’i kemi parë, s’na lë policia. Na ndodhi ca na ndodhi…”, shprehet mes lotësh e bija.

