Qeveria shqiptare mori këtë të mërkurë vendimin për hapjen e misionit diplomatik në Kiev të Ukrainës.

Në vendim thuhet se ambasada shqiptare në Kiev do të ngrihet me buxhetin e Ministrisë për Europën për Punët e Jashtme ndërkohë që pritet të nisë punë brenda këtij viti.

Ndërkohë vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e Misionit Diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
  2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.
  3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version