PSG ka fituar pasditen e djeshme ndaj Troje me rezultatin 4-3, e vlefshme për javën e 13-të në Ligue 1 franceze.

Golat për parizienët u shënuan nga Soler në minutën 24′, Mesi në minutën e 55′, Nejmar në minutën e 62′ dhe Kilië Mbape në minutën e 77′.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/10/mesi.mp4

Ai që mori vëmendjen e të gjithëve ishte Lionel Mesi me një eurogol të shënuar.

Ylli argjentinas mori një pas nga Serxho Ramos dhe ka kalibruar të majtën e tij duke dërguar një “silurë” në portë me gardianin kundërshtar që nuk mundi të bënte dot asgjë.

Një realizim perfekt i 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, ku u bë menjëherë viral në rrjet.

Ky ishte goli i tij i 7 në 12 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1 me fanellën e PSG-së, teksa ka dhuruar edhe 10 asiste për shokët e skuadrës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version