“Neymar dhe unë e njohim njëri-tjetrin, ne u argëtuam shumë në Barcelonë. Do të kisha dashur të kisha shijuar më shumë ndeshje me të në Spanjë, por jeta na bëri të takoheshim përsëri këtu. Kylian është një tjetër lojtar, është një bishë, shumë i fortë në lojë, një me një dhe shumë i shpejtë. Ai është një lojtar i kompletuar, e ka dëshmuar prej vitesh dhe sigurisht është një nga më të mirët.”
Kështu shprehet thënë Lionel Messi për Kylian Mbappé në një intervistë dhënë për TUND USA. Sulmuesi argjentinas shtoi më pas: “Qëllimi i PSG, të gjithë e dinë, është fitimi i Champions League. Sezonin e kaluar, eliminimi kundër Real Madrid ishte shumë i vështirë për t’u tretur sepse kishim luajtur dy ndeshje të mëdha, të vendosura nga detajet.
Sezoni aktual është i çuditshëm, me një Botëror në mesin e sezonit, por Championsi mbetet objektivi kryesor i PSG. Është një kompeticion i vështirë për t’u fituar. Ne po përgatitemi për më të mirën.”

