Fitorja e Kupës së Botës nga Argjentina dhe Lionel Messi ditën e dielë kundër Francës në Katar ende po bën jehonë në botë.
Fotografia e Messit duke puthur Kupën e Botës për pak orë kapi shifra rekord pëlqimesh dhe shikimesh ku mesa duket ka arritur të kalojë dhe foton e vezës, e shkrepur më 2019, dhe është bërë doto më e pëlqyer.
Këtë lajm nuk ka nguruar që ta konfirmojë vetë CEO i kompanisë Meta, Mark Zuckeberg që zotëron Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Zuckeberg në një postim në Facebook ka thënë se foto e Messit është tashmë më e pëlqyera në historinë e Instagramit.
“Postimi i Kupës së Botës i Leo Messi tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales.”-shkroi Zuckeberg.

