Meta në ‘Quo Vadis’: Mendoj se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situata nuk mund të jetë normale, përfshirë dhe Parlamentin dhe për më tepër në një Parlament të kontrolluar totalisht nga kryeministri aktual, i cili në mënyrat më mafioze përpiqet të bllokojë dhe kontrollin e opozitës në Parlament, e cila duhet të garantojë dhe llogaridhënien e qeverisë. Po kjo është një situatë që ka kohë që ndeshemi. Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim. Një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendor. Kemi një kontroll të plotë nga mazhoranca aktuale, përfshirë dhe në këshillat vendor. Opozita shkon në zgjedhje me vëtdijen që përballë saj nuk është Partia Socialiste por shteti i kapur i rilindjes. Kjo na ndërgjegjëson për vështirësitë po nuk na dekurajon për ndryshimin që do të sjellë vota e 14 majit. S’kam patur kontakt me Alibeajn. Problemi është me Lulzim Bashën që vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës. Ai ka dhënë dorëheqjen, por nuk ekziston në asnjë institucion shtetëror. Ky është problemi, Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar që të shprehet vendimi i Gjykatës. Çdo përpjekje për të bllokuar PD, do të kthehet në një boomerang

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version