Basketbollisti i famshëm amerikan Michael Jordan i dhuroi 10 milionë dollarë organizatës humanitare “Make-A-Wish” në prag të ditëlindjes së tij të 60-të.
Ky është donacioni më i madh n[ historinë 43-vjeçare të organizatës.
“Për 34 vitet e fundit, ka qenë një nder të jem një partner Make-A-Wish dhe të ndihmoj për të sjellë buzëqeshje dhe lumturi për kaq shumë fëmijë. Forca dhe qëndrueshmëria e tyre gjatë një periudhe kaq të vështirë në jetën e tyre ka qenë me të vërtetë një frymëzim. – tha gjashtë herë kampioni i NBA-së , i cili feston ditëlindjen e tij të 60-të të premten.
Ish-lojtari i Çikagos dhe Uashingtonit, tani pronar i Charlotte Hornets, mbështeti këtë organizatë në vitin 1989, e cila ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda.
Ai u emërua kryeambasador i organizatës në vitin 2008, për shkak të “ndikimit të tij që ndryshon jetën tek fëmijët dhe familjet e tyre”.
“Nuk mund të mendoj për një dhuratë më të mirë për ditëlindje sesa të shoh të tjerët të bashkohen me mua për të mbështetur “Make-A-Wish” në mënyrë që çdo fëmijë të mund të përjetojë magjinë e realizimit të një dëshire,” tha Jordan.

